U. d presidentja Osmani ngushëllon familjen Smaka

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, dr. Vjosa Osmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Smaka, me rastin e vdekjes së Riza Smakës.

Telegram i plotë i u.d presidentes Osmani për familjen Smaka:


E nderuar familje Smaka,


Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Riza Smakës. Ai kontribuoi në sferën e jurisprudencës, duke qenë edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Profesor Smaka dha kontribut edhe në jetën parlamentare të Kosovës, duke qenë deputet në periudhën 2008-2011.


E nderuar Familje Smaka, jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse ai la pas vetes një trashëgimi të pasur universitare e politike!


Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Smaka!


I përhershëm qoftë kujtimi për të!