U. d presidentja Osmani kujton dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha

U. d Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, kujtoi dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Zonja Osmani ka thënë se ata ishin kumt i hershëm i përpjekjes për çlirim, teksa me rënien u bën kontribuues për lirinë e Kosovës.


Në vijim postimi i plotë i u. d presidentes Osmani:


Para 37- vjetësh, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha si dy ideatorë të Komitetit të Studentëve, paraprijës e pranverës studentore të vitit 1981, rezistuan ndaj politikës shtypëse  të regjimit serb, duke rënë heroikisht.


Ata ishin kumt i hershëm i përpjekjes për çlirim, teksa me rënien u bën kontribuues për lirinë e Kosovës.


Kontributi i tyre dëshmon vështirësitë me të cilat u përballëm deri në arritjen e lirisë së vendit.


Sot, këta dy dëshmorë kujtohen me krenari dhe janë simbol i vetëmohimit e sakrificës për liri.


Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rexhep e Nuhiun, si dhe për të gjitha ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës!