Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton uroi Presidenten Atifete Jahjaga

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të vendit:

Në urim thuhet:
 
E nderuara Zonja Presidente,

Urime për zgjedhjen Tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës. Si femra e parë udhëheqëse e shtetit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, udhëheqja e Juaj pa dyshim do të inspirojë gra dhe vajza në tërë regjionin dhe do t’i tregojë tërë botës vlerat demokratike dhe tolerancën që shteti Juaj i ri i ka përqafuar.
   
E kujtoj me dashuri takimin tonë në Prishtinë vitin e kaluar. Me padurim pres që të punoj me Ju në përmirësimin e rolit të femrës në regjionin e Ballkanit dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar qeverisjen e Kosovës, që ta vendosim sundimin e ligjit në tërë shtetin dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Ju uroj çdo sukses në këtë përgjegjësi Tuajën  të madhe.

Sinqerisht e Juaja,

Hillary Rodham Clinton