Principata e Monakos njohu Republikën e Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori sot një letër nga z. Jean Pastorelli, Këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i Qeverisë së Monakos, nëpërmjet së cilës njoftohet se Principata e Monakos, nga sot, e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Më poshtë po e japim tekstin e plotë të kësaj letre:Zotëri President,
Duke iu referuar letrës që ju patët mirësinë të ma përcillni më datë 17 shkurt 2008, kam nderin tju drejtoj përgëzimet e mia me rastin e shpalljes së pavarësisë së vendit tuaj.
Po ashtu, jam i lumtur tju njoftoj se Principata e Monakos duke filluar nga sot e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.
Qeveria e Principatës i shpreh Republikës së Kosovës dëshirat më të mira për paqe dhe prosperitet.
Ju lutem, zotëri President, pranoni konsideratat e mia më të larta.
Këshilltari i Qeverisë,
Jean PASTORELLI