Presidentja: Si shteti më pro-Evropian në botë, Kosova sot shënon Ditën e Evropës, bëjmë thirrje që t’i vijë fundi mohimit të padrejtë 4 vjeçarë të liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka uruar 9 majin, Ditën e Evropës.
Presidentja Osmani ka thënë se si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës, në tërë vendin tonë.

“Ne gjithashtu bëjmë thirrje që t’i vije fundi mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm 4 vjeçarë të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Presidentja Osmani.
 
Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani:

Si shteti më pro-Evropian në botë, Kosova sot shënon Ditën e Evropës në tërë vendin tonë.

Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë periudhë sfiduese.

Ne gjithashtu bëjmë thirrje që t’i vije fundi mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm 4 vjeçarë të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se vetëm fjalë, është mënyrë e jetesës.

Në këtë ditë ne gjithashtu mendojmë për popullin e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përjetojnë ferrin kundër agresionit të paprovokuar rus.

Kosova qëndron fuqishëm në anën e një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe.

Foto e marrë nga kultplus.com