Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, ka vlerësuar lartë xhudisten Distria Krasniqi, e cila u shpall kampione e Evropës për herë të parë.

Presidentja Osmani ka thënë se Xhudistet tona të arta - të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë.


 


 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:


 


 


 Distria e artë!


 


Sot, Distria Krasniqi, u shpall kampione e Evropës për herë të parë. Xhudistet tona të arta - të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë. S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e konsistencë në këtë drejtim.


 


Ditën e parë të punës si Presidente e fillova pikërisht me Distrian dhe xhudistet tona fantastike. Atë ditë e kuptova edhe njëherë që secila nga këto vajza janë shkëndija në vete e që s’do të ndalen së shndrituri asnjëherë.


 


Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë.


Vetëm përpara e gjithnjë më fitore të reja!