Presidentja Osmani: Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar xhudisten Nora Gjakova, e cila ka fituar medaljen e artë në kuadër të Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Presidentja Osmani ka thënë se në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
 
“Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka thënë Presidentja.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.
Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.
Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!