Presidentja Osmani: Të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë në Beleg janë e vërteta e luftës sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Belegut të Deçanit, kur forca policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.
“Prej më shumë se dy dekadash, 34 të vrarë në këtë Masakër mbeten në listat e zhdukurve me dhunë. Të rënët do t`i kujtojmë përherë, ndërkaq për të zhdukurit me dhunë do t`i vazhdojmë përpjekjet që fati i tyre të zbardhet, e familjet ta kenë një vendprehje për ta. Të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë në Beleg janë e vërteta e luftës sonë, e cila do të vuloset kur autorët e krimit të nxirren para drejtësisë. Në kërkim të drejtësisë për ta nuk do të ndalemi asnjëherë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Foto e marrë nga Koha.net