Presidentja Osmani: Të ashtuquajturat “Kopshte urbane” janë zgjidhje inovative

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, mori pjesë sot në përurimin e një oaze të gjelbër në sheshin e Prishtinës.

Ky projekt është realizuar nga UNDP-ja dhe UN Habitati, në kuadër të aktiviteteve të organizuara me qëllim të shënimit të Ditës së Tokës.


 

Në raste kur hapësirat e gjelbra nuk janë të mjaftueshme, kur ndotja e ajrit vazhdon të jetë problematikë e përditshme, e kur dinamika e jetës është e tillë që na mban shpesh larg natyrës e kontaktit të afërt me të, të ashtuquajturat “Kopshte urbane”, janë zgjidhje inovative që i ngërthen të gjitha këto specifika në një vend, duke e sjell natyrën tek ne.


 


 


 

Ky “Kopsht urban”, është rikujtim për të gjithë ne se ka gjithmonë mënyra, gjithnjë e më inovative, për të kontribuar në adresimin e problemeve mjedisore, ngritjes së vetëdijes rreth tyre si dhe përmirësimin e raportit tonë me natyrën.


 


 


 

Do të punojmë që mendësia, e cila ka inspiruar dizajnimin e “Kopshteve urbane”, të na udhëheq drejt një politikbërje më me konsideratë ndaj mjedisit që na rrethon dhe e cila mundëson që zhvillimi ekonomik të realizohet në harmoni me mbrojtjen e mjedisit.