Presidentja Osmani takoi Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan PresidentenOsmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapacitetevetë FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

 

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit tëtranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimitstrategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.