Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar sot, kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew.
Në takim është diskutuar për raportet bileterale, thellimin e tyre dhe zhvillimet e përgjithshme në raport me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar Federatën Shën Kitts dhe Nevis për mbështetjen e deritashme të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo mbështetje t`i jepet edhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, i cili mbetet prioritet shtetëror.

Më tej, Presidentja Osmani në takim me kryeministrin Drew, ka theksuar se Kosova është e interesuar t`i intensifikoj marrëdhëniet dypalëshe me Federatës Shën Kits dhe Nevis në fushat me interes të ndërsjellë, ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve.