Presidentja Osmani priti në takim organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka pritur në takim Grupin e fëmijëve “Respect Our Rights” (ROR) dhe Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Përfaqësues tëgrupit ROR e kanë njoftuar Presidenten Osmani në lidhje me gjendjen egjithmbarshme të pozitës së fëmijëve në Kosovë, duke kërkuar mbështetje përpërmirësimin e mëtejmë të pozitës së tyre.

 

Ulja e varfërisëte fëmijët, mbrojtja sociale e tyre, rritja e cilësisë në arsim, zhvillimi nëfëmijërinë e hershme dhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve, janë çështjet tëcilat, përfaqësues të KOMF-it i ngritën në takim me Presidenten Osmani, dukekërkuar angazhim më të madh të shtetit për më të vegjlit.

 

Në takim me këtody organizata, Presidentja Osmani ka theksuar se përgjatë mandati pesë vjeçar,një nga prioritetet e angazhimit të saj do të jetë pikërisht fusha e mbrojtjessë të drejtave të fëmijëve. Më tej, Presidentja Osmani ka potencuar se vëmendjandaj fëmijëve nuk duhet të fokusohet në vetëm një ditë siç është 1 Qershori,por në secilën ditë të vitit.

 

Në këtëkontekst, zonja Osmani ka thënë se për ta përmirësuar pozitën e fëmijëve duhetrritet investimi dhe cilësia në arsim, të prioritizohet edukimi i hershëm sidhe të zhvillohen reforma në planin afatgjatë.  Sipas Presidentes Osmani,fëmijët nuk duhet trajtohen vetëm brenda shtëpive të tyre, por edhe ngainstitucionet shtetërore. Ajo u ka bërë ftesë të gjithë fëmijëve dheorganizatave që merren me të drejta të tyre ta ngrisin zërin sa herë qëcenohen, duke u zotuar për mbështetje institucionale për një jetë më të mirëpër ta.