Presidentja Osmani priti në takim ngarkuarin me punë në Ambasadën e ShBA-së, Nicholas Giacobbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, ka pritur sot në takim ngarkuarin me punë në Ambasadën e ShBA-së, Nicholas Giacobbe.

Në takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe SHBA-ve ne fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.