Presidentja Osmani priti në takim deputeten belge Nadia El Yousfi dhe Grupin frankofon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim deputeten belge Nadia El Yousfi dhe Grupin frankofon.
Presidentja Osmani ka theksuar se për Kosovën, përfaqësimi në Frankofoni nuk është vetëm politik, por edhe shkëmbim kulturor.

Më tej, Presidentja Osmani ka diskutuar edhe për rëndësinë e investimit në arsimimin e të rinjve, përshtatjes së profileve të shkollimit me nevojat e tregut si dhe përpjekjet për fuqizimin e pozitës së grave.