Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit.
Në takim u diskutua dhe për takimin e suksesshëm me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar javën e kaluar në Uashington D.C. Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve në mes të dy shteteve.

Po ashtu, Presidentja Osmani e ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken.