Presidentja Osmani përkujton heronjtë Xhevë e Fehmi Lladrovci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përkujton heronjtë Xhevë e Fehmi Lladrovci në 24 vjetorin e vrasjes së tyre.
Ky është postimi i plotë i Presidentes:

Xhevë e Fehmi Lladrovci dëshmuan se sakrifica për liri është akti më sublim. Grua e burrë përkrah njëri - tjetrit ranë në altarin e lirisë, u shndërruan në referencë të përhershme të heroizmit të dëshmorëve të UÇK-së, të cilët e bën të mundshme ëndrrën tonë shekullore për shtet.

Kujtimi për ta është i përhershëm, siç do të jetë përkushtimi ynë për shtet, vizion të cilin e ndoqën deri në rënie.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhevë e Fehmi Lladrovcin!