Presidentja Osmani olimpistëve tanë që sot u nisën për në Tokyo: Një popull të tërë e keni pas jush

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka dëshiruar suksese olimpistëve tanë që sot u nisën për në Tokyo.
Presidentja Osmani ka thënë se para ca netësh, në ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin tonë olimpik, amfitetatri i pishinë së Gërmisë u vesh me krenari të pashoqe e me besim të plotë në madhështi.
 
“Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit,  sportistët tanë i urova dhe i inkurajova që ta mbajnë flamurin me krenari, sepse përfaqëson simbolin e tyre shtetëror, por edhe krenarinë me të cilën garojnë në këto lojëra. Me valëvitjen e tij do të valojë edhe shpirti ynë garues, dëshira për ta bërë krenar secilin qytetar të Republikës”, ka thënë Presidentja Osmani.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Suksese për të gjithë olimpistët tanë që sot u nisën për në Tokyo. 
 
Para ca netësh, në ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin tonë olimpik, amfitetatri i pishinë së Gërmisë u vesh me krenari të pashoqe e me besim të plotë në madhështi.
 
Falë talentit e zellit të sportistëve tanë, Republika jonë e re po përfaqësohet për të dytën herë në Lojërat Olimpike me një ekip për çdo lëvdatë.
 
Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit,  sportistët tanë i urova dhe i inkurajova që ta mbajnë flamurin me krenari, sepse përfaqëson simbolin e tyre shtetëror, por edhe krenarinë me të cilën garojnë në këto lojëra. Me valëvitjen e tij do të valojë edhe shpirti ynë garues, dëshira për ta bërë krenar secilin qytetar të Republikës.
 
Emrat e këtyre 6 vajzave dhe 5 djemve të jashtëzakonshëm do të mbeten të gdhendur përherë në historinë olimpike të vendit tonë. Urojmë e besojmë që emrat e tyre do të jehojnë fortë edhe në garat që këtë vit mbahen në Tokio të Japonisë.
 
Suksese Loriana, Akil, Nora, Distria, Majlinda, Eda, Olt, Drilon, Musa, Donjeta, dhe Egzon!
 
Një popull të tërë e keni pas jush. Të guximshmit, gjithmonë kthehen krenarë!