Presidentja Osmani ngushëllon presidentin Đukanović dhe familjarët që humbën të dashurit e tyre gjatë ditës së djeshme në Cetinje të Malit të Zi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta presidentit të Malit të Zi, Đukanović dhe familjarëve të viktimave që mbetën të vrarë gjatë ditës së djeshme në Cetinje të Malit të Zi.
Presidentja Osmani, ka thënë se në këtë moment pikëllimi qëndrojmë me popullin e Malit të Zi.

“Të pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Malit të Zi, Đukanović, familjeve të cilat i kanë humbur të dashurit e tyre dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani në Twitter.