Presidentja Osmani: Nëpërmjet Distrias Kosova shkëlqeu para tërë botës

Presidentja Osmani ka përgëzuar Distrian e cila i solli Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike.
Këtë të arritur të Distrias, Presidentja Osmani e ka vlerësuar si nder, krenari dhe lumturi të papërshkrueshme.

"Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës", ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.

Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.

Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.

Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.

Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo!