Presidentja Osmani: Në Kosovë, nënkyetare e Kuvendit një e mbijetuar e masakrës, në Serbi, një ushtarak i përfshirë në krime kundër shqiptarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliçit si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.
Presidentja Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë shërben si nënkryetare e Kuvendit.

Ndërkaq, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar Presidentja Osmani në twitter.