Presidentja Osmani: Kolonel Tahir Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin, kolonel Tahir Zemaj në nëntëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Presidentja Osmani ka thënë se kujtimi për ta nuk zbehet, sepse secili në mënyrën e vet, atdheut iu bë shërbëtor.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Nëntëmbëdhjetë vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kujtimi për ta nuk zbehet, sepse secili në mënyrën e vet, atdheut iu bë shërbëtor. Kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës. Mbetet peng zbulimi i vrasjes së tij, si më i rëndësishmi nderim që mund t'i bëhet!