Presidentja Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu, ka kujtuar mjeshtrin e madh të muzikës sonë burimore, me rastin e vdekjes së tij.

Presidentja Osmani, ka thënë se Baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore.


Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes, dr. Vjosa Osmani - Sadriu: 


Instrumentet e muzikës sonë burimore: okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore.


Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza. Ai do të kujtohet përherë si njeriu që e deshi, ruajti dhe e kultivoi traditën tonë me devotshmëri deri në frymën e fundit!


Qoftë i përhershëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve - Bacën Shaqë!