Presidentja Osmani ka vizituar kampin e ushtrisë amerikane "Bondsteel"

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar kampin e ushtrisë amerikane "Bondsteel".

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehë mirënjohjen e thellë për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë.


Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

 

Sa herë e vizitoj kampin e ushtrisë amerikane "Bondsteel", krahas mirëseardhjes së përzemërt, e ndiej edhe kënaqësinë e të qenit mes aleatësh e miqsh të vërtetë.

Sot pata rastin që t'ua shpreh mirënjohjen e thellë tonën për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë. Duke shërbyer këtu, larg familjeve të tyre, në kohë pandemie, ata po dëshmojnë çdo ditë se partneriteti mes dy popujve e ushtrive tona po thellohet dita-ditës dhe se aleanca jonë qëndron në përkushtimin e përbashkët për ta garantuar paqen në rajon.