Presidentja Osmani ka rikonfirmuar mandatin teknik të Misionit të BE-së për sundim të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në komunikim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri z.Josep Borrell, ka rikonfirmuar mandatin teknik të EULEX-it deri më datën 14 qershor 2023, në përputhje me letrën e saj të datës 14 qershor 2021. Ky mandat teknik i misionit të BE-së për sundim të ligjit është i bazuar në rol këshillëdhënës, mentorues dhe monitorues, në përputhje me Kushtetutën  dhe ligjet e Republikës së Kosovës.