Presidentja Osmani ka pranuar telegram ngushëllimi nga Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram ngushëllimi nga Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

 

Sh. S. Vjosa Osmani-Sadriu

Presidente e Kosovës

 

SH.T. Glauk Konjufca

Kryetar i Kuvendit të Kosovës

 

SH.T. Albin Kurti

Kryeministër i Kosovës                                                           

                                                                                                 Prishtinë, 26 korrik 2021 

E nderuara Presidente Osmani,

I nderuari Kryetar i Kuvendit Konjufca,

I nderuari Kryeministër Kurti,

 

Me pikëllim të madh mësova për aksidentin tragjik rrugor në Kroaci dhe humbjen e kaq shumë jetëve dhe lëndimeve të rënda. Si shumë kosovarë, pasagjerët mezi prisnin të ktheheshin në vendlindjen e tyre dhe të takoheshin me familjet dhe miqtë.

 

Në këto momente të trishta për vendin tuaj, më lejoni t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave. Uroj që ato të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen e tyre në këtë kohë të vështirë.

 

Të gjithë pasagjerëve të lënduar u uroj shërim të shpejtë.


Me nderime,

Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i Misionit

EULEX Kosova