Presidentja Osmani ka pranuar telegram ngushëllimi nga komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Franco Federici

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram ngushëllimi nga komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Franco Federici, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
E nderuara Zonja Presidente,
 
Në emër të tërë stafit të cilët janë duke shërbyer në misionin e KFOR-it, do të dëshiroja të ju shpreh juve dhe qytetarëve tuaj ngushëllimet tona më të sinqerta për aksidentin tragjik të trafikut që ndodhi më 25 korrik në Kroaci.
 
Ngushëllimet tona për të gjitha familjet e atyre që kanë humbur jetën në këtë ngjarje tragjike.
 
Duke shprehur konsideratën time më të lartë.
 
Franco Federici
Gjeneral Major