Presidentja Osmani ka përgëzuar gjeneratën e re të kadetëve të FSK-së që kanë diplomuar sot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar gjeneratën e re të kadetëve të FSK-së që kanë diplomuar, nga të cilët 13 kadetë nga Republika e Kosovës dhe 2 nga Republika e Shqipërisë.
Presidentja Osmani ka thënë se diplomimi i tyre, përgatitja profesionale e marrë gjatë shkollimit dhe gatishmëria për t'i shërbyer atdheut, janë dëshmi e forcimit të mëtejmë të subjektivitetit shtetëror të Kosovës dhe e rolit të saj si faktor i rëndësishëm paqeje e stabiliteti në rajon.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Sot diplomoi gjenerata e re e kadetëve të FSK-së, nga të cilët 13 kadetë nga Republika e Kosovës dhe 2 nga Republika e Shqipërisë. Diplomimi i tyre, përgatitja profesionale e marrë gjatë shkollimit dhe gatishmëria për t'i shërbyer atdheut, janë dëshmi e forcimit të mëtejmë të subjektivitetit shtetëror të Kosovës dhe e rolit të saj si faktor i rëndësishëm paqeje e stabiliteti në rajon.

Si Presidente e vendit dhe si komandante supreme e Forcave të Armatosura të Kosovës i përgëzoj kadetët e diplomuar dhe gjithë strukturën e kësaj force, për mobilizimin për të nxjerrë kadetë të përgatitur mirë, të gatshëm për t'i shërbyer atdheut në çdo kohë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në misione paqeruajtëse e paqekrijuese.