Presidentja Osmani ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Veseli, me rastin e vdekjes së Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
E nderuara familje Veseli,
 
Me dhembje e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të nënës suaj, Ajshe Veseli.
 
Ajo jetoi afër një shekull dhe ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi dhe u dëshmua, duke luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e atdhedashurisë në familje.
 
Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe!
 
Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me ju!