Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor kanë përuruar ulësen e miqësisë ndërmjet Kosovës e Sllovenisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor kanë përuruar sot një ulëse në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë, e cila është tashmë simbol i miqësisë së fortë ndërmjet Kosovës e Sllovenisë, e cila daton prej viteve të 90-ta.
“Kjo ulëse do të shërbejë përherë si sinonim i miqësisë së palëkundur në mes të vendeve tona, teksa shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të jenë gjithnjë urë lidhëse ndërmjet dy popujve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Miqësitë e veçanta në mes të njerëzve, popujve e shteteve gjithnjë e gjejnë mënyrën për t’u përjetësuar.

Një ulëse e përuruar së bashku me presidentin Pahor në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë është tashmë simbol i miqësisë së fortë ndërmjet Kosovës e Sllovenisë, e cila daton prej viteve të 90-ta. Kjo ulëse do të shërbejë përherë si sinonim i miqësisë së palëkundur në mes të vendeve tona, teksa shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të jenë gjithnjë urë lidhëse ndërmjet dy popujve tanë.

Në po të njëjtën frymë që promovon sot kjo ulëse e miqësisë, do të punojmë fort që Kosova krahas Sllovenisë së shpejti ta ketë një ulëse edhe në BE, ku së bashku do t'i përfaqësojmë vlerat e përbashkëta evropiane.