Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pritën në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën sot në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Pas takimit, Presidentja Osmani ka publikuar një foto nga takimi me Sekretarin Blinken me mbishkrimin “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.