Presidentja Osmani dekoron Smajl Hajdarajn me urdhrin "Hero i Kosovës"

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 20-vjetorin e vrasjes, ka dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”, veprimtarin e çështjes kombëtare, luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn.
 
Sipas Presidentes Osmani, Hajdaraj ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Në ceremoninë e dekorimit, Presidentja Osmani ka theksuar se liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike.