Presidentja Osmani: Beau shërbeu në Kosovë për ta ndihmuar shtetndërtimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur lule pranë memorialit të Beau Biden në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

Presidentja Osmani ka thënë se në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të.


“Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tone”, ka thënë Presidentja Osmani.


Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

 

Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të.

 

Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.

 

Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë.