Presidentja: Nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, e ka përmbyllur me një bashkëbisedim me të rinjtë e ADF Youth.

Presidentja Osmani ka thënë se nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë.

 

“Në një sallë të mbushur plot, teksa i shihja fytyrat e të rinjve plot shpresë, entuziazëm, kuriozitet e vullnet për të dëgjuar e mësuar, e kuptova edhe njëherë që nëse duam të bëjmë punë vërtet të mira, sytë duhet t’i kemi gjithnjë nga ta dhe se investimi më i mirë është investimi në të rinjtë tanë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

 

Në vijim gjeni postimin e plotë të Presidentes Osmani:

 

Qëndrimin në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias e përmbylla me një bashkëbisedim jashtëzakonisht të këndshëm me të rinjtë e ADF Youth.

Nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë. Në një sallë të mbushur plot, teksa i shihja fytyrat e të rinjve plot shpresë, entuziazëm, kuriozitet e vullnet për të dëgjuar e mësuar, e kuptova edhe njëherë që nëse duam të bëjmë punë vërtet të mira, sytë duhet t’i kemi gjithnjë nga ta dhe se investimi më i mirë është investimi në të rinjtë tanë.

Faleminderit, ADF Youth dhe Antalya Diplomacy Forum. Shpresoj që urat të cilat i ndërtuam këto ditë të na shërbejnë për të mirë në kapitujt e ardhshëm të raporteve në mes të vendeve tona, popujve tanë dhe të rinjve tanë.