Presidentja: Lidhja e Prizrenit ndër ngjarjet më të rëndësishme historike, ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar njërën ndër ngjarjet më historike në 143 vjetorin e saj, Lidhjen e Prizrenit.

Presidentja osmani ka thënë se ajo e ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor.


“Në kohën e përplasjeve të mëdha politike ndërkombëtare dhe të rrezikut për copëtim të trojeve shqiptare, patriotët tanë, të cilët kishin pikëpamje të qarta për zhvillimin e kombit, por edhe orientim të qartë properëndimor, e vulosën orientimin tonë politik dhe i dëshmuan edhe një herë rrënjët tona kulturore”, ka theksuar Presidentja Osmani. 


Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 


Lidhja e Prizrenit, 143-vjetori i së cilës u shënua sot, është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme historike. Ajo e ridëshmoi përkatësinë tonë dhe e vulosi orientimin tonë properëndimor. Në kohën e përplasjeve të mëdha politike ndërkombëtare dhe të rrezikut për copëtim të trojeve shqiptare, patriotët tanë, të cilët kishin pikëpamje të qarta për zhvillimin e kombit, por edhe orientim të qartë properëndimor, e vulosën orientimin tonë politik dhe i dëshmuan edhe një herë rrënjët tona kulturore. Ata dëshmuan se dashuria për vendin mund të shndërrohet në veprimtari të vyer politike e kuturore. Sot, ne i jemi mirënjohës veprimtarisë patriotike të Abdyl Frashërit, Imer Prizrenit e qindra atdhetarëve të tjerë dhe marrim shembull nga puna e tyre e pakursyer në shërbim të vendit e të kombit.