Presidentja: Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar arritjen e ushtarëve të Republikës së Kosovës në Kuvajt. E para e vendit ka thënë se ndjehet krenare me ushtarët tanë të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas.