Presidentja: Komuniteti egjiptian i Kosovës e pasuron diversitetin tonë kulturor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin egjiptian në ditën e tyre.

Presidentja Osmani ka thënë se komuniteti egjiptian i Kosovës e pasuron diversitetin tonë kulturor.

 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

 

Komuniteti egjiptian i Kosovës e pasuron diversitetin tonë kulturor. Ata janë pjesë e historisë sonë dhe e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ne angazhohemi çdo ditë që shteti ynë të jetë shtëpi e të gjithëve, pa dallim.

Të dashur egjiptianë të Kosovës, urime dita juaj!