Presidentja Jahjaga vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizitoi Centralin e energjisë solare në Shamsi.

 
Presidentja Jahjaga u informua për punën në Centralin e energjisë në Shamsi  të Abu Dabit që konsiderohet  një prej centraleve më të mëdha në botë të energjisë alternative me  ka kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në botë duke shfrytëzuar energjinë diellore
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po qëndron në vizitë zyrtare në EBA dhe mori pjesë në Samitin Botëror të Energjisë alternative, që mbahet në Abu Dhabi nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Sheik Muhammed bin Zayed al Nahyan.