Presidentja Jahjaga udhëtoi për në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga USAID-it, që do të mbahet nën universitetin prestigjioz Georgetown në Uashington.

Presidentja do të flasë në një panel për demokratizimin, zhvillimin dhe sigurinë globale në shekullin XXI, krahas presidentes së Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, asaj të Malawit, Joyce banda, administratores së UNDP-së, Helen Clark, dhe ish-presidentes së Irlandës, Mary Robinson.

Presidentja Jahjaga gjithashtu do t’u adresohet  pjesëmarrësve në temën e zhvillimit të shoqërive në tranzicion.