Presidentja Jahjaga u nënshkrua në librin e zisë për ish-kryeministrin e Hungarisë, Gyula Horn

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë, me ç’rast u nënshkrua në librin e zisë, të hapur në këtë ambasadë me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit hungarez, Gyula Horn.

Në librin e zisë, Presidentja Jahjaga shprehu konsideratën e lartë për figurën e ish-kryeministrit Horn dhe vlerësoi lart kontributin e tij për popullin e Hungarisë.