Presidentja Jahjaga u nënshkrua në librin e zisë me rastin e vdekjes së kryetarit të Parlamentit të Kroacisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, vizitoi sot Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, ku u nënshkrua në librin e zisë, të hapur me rastin e vdekjes së kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, z.Boris Shprem.

Duke çmuar figurën dhe veprën e z.Shprem, Presidentja Jahjaga vlerësoi lart kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.