Presidentja Jahjaga u nënshkrua në librin e zisë me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Hungarisë, Ferenc Madl

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë.

Me këtë rast ajo u nënshkrua në librin e zisë, të hapur në këtë ambasadë, me rastin e vdekjes së ish-Presidentit të Hungarisë në periudhën 2000-2005, z. Ferenc Madl.