Presidentja Jahjaga takoi ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha Salen Al Shamsi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha Salen Al Shamsi, e cila po qëndron në vendin tonë me ftesë të Presidentes Jahjaga, për të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Gruas që po i vazhdon punimet në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga dhe ministrja Al Shamsi biseduan për format e zgjerimit të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në sfera të ndryshe.
 
Presidentja Jahjaga përmendi avancimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë. Por edhe si mundësi shumë të mirë fillimin e bashkëpunimit  në bujqësi, në fushën e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik dhe në fushën e edukimit të lartë, përmes bursave për studentët nga Kosova dhe shkëmbimit të profesorëve nga të dyja vendet.
 
Ministrja Al Shamsi shprehu gatishmërinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për ofrimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat ku kjo është e mundshme dhe që do të ishte e mirëseardhur dhe në interes të të dyja vendeve.