Presidentja Jahjaga priti nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, prioti sot në takim nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Blerim Shala, në kuadër të konsultave me partitë dhe subjektet politike në Kosovë për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Ferizajt.

Presidentja Jahjaga theksoi se së bashku me forcat politike në Kosovë po kërkon një datë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në komunën e Ferizajt duke respektuar afatet ligjore.
 
Nënrkyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Blerim Shala, tha se përcaktimi për një datë për zgjedhjet në Ferizaj, brenda afateve ligjore, do të duhej që të mundësonte edhe përgatitjen më të mirë të të gjitha subjeketeve politike dhe të institucioneve që do të bartin procesin e zgjedhjeve.