Presidentja Jahjaga priti në takim shefin e Shtabit të Ushtrisë së Kroacisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të lartë të Ushtrisë së Kroacisë të udhëhequr nga shefi i Shtabit, gjenerali Drago Lovriq.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të lartë të Ushtrisë së Kroacisë të udhëhequr nga shefi i Shtabit, gjenerali Drago Lovriq.
 
Presidentja Jahjaga vlerësoi lartë angazhimin dhe kontributin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kroacisë, që shërbejnë në Kosovë në kuadër të forcës paqeruajtëse  të NATO-s, KFOR.
 
Ajo tha se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë janë shumë të mira dhe u angazhua për thellimin e mëtejmë të tyre. Ajo tha se Kroacia ka përvojën e saj në fushën e integrimit në NATO dhe mund të ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes shkëmbimit të përvojave.
 
Presidentja Jahjaga tha se Kosova dhe Kroacia janë dy vende të angazhuara në ndërtimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.
 
Gjenerali Lovriq theksoi se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve mund të thellohen edhe përmes ndihmës që Kroacia mund të jap në aftësimin dhe përgatitjen e FSK-së, që ajo t’i arrijë Kapacitet e saj Operacionale.