Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Skender Xhakaliu

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, zotëri Skender Xhakaliu, të cilin e udhëzoi për detyrën në shërbim të vendit në një vend mik çfarë është Gjermania.

Ajo shprehu përkushtimin që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona të zhvillohen dhe të përparohen më tej, si dhe shprehu falënderimin për ndihmën dhe përkrahjen që po e jep shteti gjerman në rrugën e integrimeve euroatlantike për Kosovën.

Skender Xhakaliu u dekretua më herët dhe pas marrjes së agrementit u emërua ambasador në Republikën Federale të Gjermanisë.