Presidentja Jahjaga priti ambasadoren jorezidente të Portugalisë për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e Portugalisë në Sofje, zonjën. Vera Maria Fernandez, ambasadore jorezidente për Kosovën.

Ambasadorja e Portugalisë, zonja Maria Fernandez i dorëzoi Presidentes së Kosovës letrat kredenciale. Ajo me këtë rast tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe tha se është e nevojshme që të ato të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet vete në fusha të ndryshme.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga tha se Portugalia ka dhënë një ndihmë të çmuar për vendin dhe theksoi nevojën e thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat e në veçanti në atë ekonomike.