Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin e Cekisë, Vaclav Klaus

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga ka ngushëlluar homologun e saj Presidentin e Republikës së Cekisë z. Vaclav Klaus për aksidentin e rëndë në Kroaci gjatë të cilit gjetën vdekjen 8 qytetarë cekë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

 I nderuari President Klaus,

Më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të vendit dhe emrin tim personal t'iu shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e pësuar sot në aksidentin e rëndë me përmasa tragjike për popullin tuaj.

 Në këto caste të rënda pikëllimi për popullin cek, pranoni mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve të Kosovës për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin që ndodhi në Kroaci dhe lutjet tona për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.

Me nderime,
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovë