Presidentja Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e varrimit të N.M.T. Leka I Zogu

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë e homazheve dhe të varrimit të N.M.T. Leka I Zogu

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit, zonja. Jozefina Topalli si dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha.
 
Presidentja Jahjaga, në emër të saj, të institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shprehu ngushëllime Familjes Mbretërore si dhe krerëve të Republikës së Shqipërisë, për ndarjen nga jeta të N/M/T/Leka I Zogu.