Presidentja: Hap pas hapi drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka mirëpritur publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, ku Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave.
Presidentja Osmani ka thënë se “Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese”.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese.
Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International - ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.
Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit.