Presidentja: Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Enver Malokun në 23 vjetorin e vrasjes.
Presidentja Osmani ka thënë se ai ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit. 

"Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!", ka thënë Presidentja Osmani. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Fjala e lirë dhe e vërteta, gjithnjë ishin përkushtim i gazetarit e atdhetarit, Enver Maloku, i cili u shua 23-vjet më parë. 

Më tepër se dy dekada më parë pushoi përgjithmonë fjala e lirë e njeriut të fjalës, i cili e drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës. 

Ai ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit. 

Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij! 

I përjetshëm mbetet kujtimi për të.